Ish-kryeministri Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se shpallja e tij ‘non grata’ nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit është bërë pas kundërshtimit të tij kundër projektit për ndryshimin e kufijve në Kosovë.
Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ku deklaroi se për ndryshimine kufijve është bërë një lobim i fuqishëm nga Soros, ish-presidenti i Kosovës Thaçi, kryeministri Rama e presidenti i Serbisë, Vuçiç.
Ish-kryeministri pohoi se të njëjtin qëndrim do kishte mbajtur në çdo rast pasi s’mund të pranojë asnjë projekt kundër interesit të kombit shqiptar.
“Kur mora njoftimin më thanë se kisha bërë konspiracion kudër politikës së jashtme të SHBA-së për kufijtë, për Kosovën. Qesha me veten time në fakt. Megjithatë unë mbrojta interesin kombëtar, një pikëpamje që i besoj se nuk ishte në interesin e shqiptarëve. Dhe qindra herë do e mbroja qëndrimin tim kundër projektit për shkak të tradhëtisë së Hashim Thaçit e Edi Ramës arriti në nivele më të larta edhe në administratën amerikane. Lobimi i Vuçiçit, Sorosit, Edi Ramës e Hashim Thaçit ishte tejet i fuqishëm për ndryshimin e kufijve. Nuk u lobua vetëm te diplomatët, po edhe në think-tank që kanë rëndësi në formimin e opinioneve. Kundërshtimi im u bë pikënisje për nisjen e kundërshtimeve nga politkanët në Kosovë e Shqipëri. Kundërshtimi im u prit me zemërim e urrejtje por s’e kisha kundër askujt po e kisha për të mbojtur interesin e vendit tim. Që në Kongresin e Berlinit, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut e Leposaviqi i kanë mbetur Kosovës. Unë nuk i pranoj dot pazaret e Edi Ramës, Baton Stanishiçit e Vuçiçit që është një kriminel lufte.” – tha Berisha.