Vendosni fjalën kyçe....

ILD kërkoi shkarkimin e saj, të hënën mbahet seanca për kryegjyqtaren e Elbasanit në KLGJ


Ditën e hënë më 7 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë seancën për kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kujtojmë se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i kërkoi KLGJ-së pak ditë më parë, shkarkimin nga detyra të magjistrates Kapedani, për shkak të videove të saj të publikuar në “Tik-Tok”.

Pas pamjeve të publikuara më 30 Maj nga Hashtag.al, lidhur me postimet e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani në rrjetin social “TikTok”, ILD dorëzoi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e Kapedanit.

Enkeleda Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

Mirëpo në dhjetor të vitit 2019, Kapedani bëri shumë zhurmë duke liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

Pavarësisht Kodit Etik, zonja Kapedani e gjen kohën të argëtohet në “TikTok” me video nga më të ndryshme nga ambientet e gjykatës, duke bërë pasarela në zyrë, duke ekspozuar veshjet e saj firmato, e duke udhëtuar pa rrip sigurimi e me shpejtësi të lartë me makinë.

Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara prej saj dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit: ‘Jam mafia, mafia.

“Hashtag.al” u informua mbi performancën e saj në TikTok nga disa punonjës në policinë e shtetit dhe në prokurori, të cilët prej vitesh e konsiderojnë zonjën Kapedani si një gjyqtare problematike sa i takon lirimit të elementëve kriminalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *