Gjykata e Posaçme e Apellit do e shpallë më 18 qershor vendimin përfundimtar ndaj Arbër Çekajt, Armando Pezakut e Donaldo Lushajt lidhur me sasinë prej 613 kilogramësh kokainë të kapur në një kamion të mbushur me banane në Portin e Durrësit.
Ata akuzohen si organizatorë të trafikimit të sasisë më të madhe të lëndës narkotike të kapur ndonjëherë në vend.
Gjykata e Posaçme e dënoi Çekajn me 14 vite burg nga 21 vite burg që ishin kërkuar nga prokuroria pasi Çekaj përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.