Kryeministri Edi Rama ka fotografuar nga avioni lagjen e re në Fushë-Krujë, gjatë kthimit të tij në vend pas vizitës 2 ditore në Turqi.
“Mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë, duke u kthyer nga Stambolli për Tiranë.”- shkruan kryeministri Rama.
Lagja e re e rindërtuar në Fushë-Krujë, do të strehojë familjet të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama ndodhej në Turqi prej dy ditësh, nga ku ka deklaruar se ka diskutuar atje për ngritjen në Shqipëri të një fabrike që do prodhojë 7 lloje vaksinash si dhe një parku teknologjik.
Po kështu kreu i qeverisë është shprehur se në Turqi ka diskutuar edhe mbi përdorimin e një sistemi dronësh për kontrollin e territorit.