Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA


Një shqiptare është vlerësuar nga administrata e Joe Bidenit në SHBA, duke u emëruar si ndihmës sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme. Posti më i lartë në të cilin një shqiptar është emëruar në administratën në SHBA.

Bëhet fjalë për Eva Millonan e cila ka lindur dhe është rritur në Shqipëri. Millona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980 dhe përpara se të zhvendosej në SHBA, ka praktikuar të drejtën civile dhe penale në vendin tonë. Ajo u bë gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1989 në 1992.

webfaqen zyrtare të Departamentit të Homelande Security tregohet se Millona në rolin e ri do të shërbejë si “këshilltare kryesore e Sekretarit për ndikimin e politikave, rregulloreve, proceseve të Departamentit, dhe veprimet mbi qeveritë shtetërore, lokale, fisnore, territoriale (SLTT), zyrtarët e zgjedhur të SLTT, organizatat joqeveritare, sektorin privat dhe komunitetin akademik, duke siguruar një qasje të unifikuar për angazhimin e jashtëm.”

Para se të bashkohej me DHS, znj. Millona ishte Presidente dhe Kryeshefe ekzekutive për mbi 12 vjet në organizatën Massachusetts Imigrant & Refugee Advocacy Coalition (MIRA), organizata më e madhe në Neë England që promovon dhe rrit integrimin për amerikanët e rinj. Ajo ka mbajtur pozicione të shumta drejtuese në MIRA për mbi 20 vjet.

Gjithashtu, Millona ka dhënë kontribut të madh në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillimor të Guvernatorit të Masaçusetsit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshillëdhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve.

Më 17 Maj, zonja Millona njoftoi se më 24 Maj do të ishte dita e saj e fundit në detyrë në krye të MIRA-s, pasi tanimë do të ishte pjesë e administratës së Bidenit.

“Me një miks emocionesh unë njoftoj se, pas 12 vitesh udhëheqje e MIRACoalition, dita ime e fundit do të jetë në 24 maj. Jam e nderuar dhe e përulur që pranova një pozitë të lartë drejtuese në administratën Biden-Harris.

Ka qenë nderi dhe privilegji më i madh i jetës sime t’i shërbej MIRA-s, dhe unë pres që të punoj me administratën e Biden / Harris për të avancuar vlerat e përbashkëta dhe për të forcuar strukturën e kombit tonë.”- shkruan Millona në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *