Ditën e sotme, Majlinda Bregu është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçic, si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga faqja e Presidencës së Vuçiçit, ku thuhet se zonja Bregu dhe presidenti Vuçic, kanë diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme rajonale.
“Bisedë shumë domethënëse me Sekretaren e Përgjithshme të RCC-së, Majlinda Bregu për të gjitha çështjet e rëndësishme rajonale. Përparimi i të gjitha shoqërive tona varet kryesisht nga bashkëpunimi politik dhe ekonomik në rajon, dhe unë jam mirënjohës RCC-së dhe Majlinda Bregut për punën e tyre të përkushtuar dhe të përgjegjshme për këto çështje.”– thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.
View this post on Instagram