Vendosni fjalën kyçe....

Memoja e DASH-it tregon mbështetjen zyrtare për Axhendën BLM


Një burim brenda Departamentit të Shtetit që dëshiron të mbetet anonim ka ndarë me Human Events News një dokument që tregon se të gjitha postet ‘Diplomatike dhe Konsullore’ të SHBA-së janë duke u nxitur të shfaqin mbështetjen për BLM në një memo që mban datën 25 maj dhe firmën e Sekretarit amerikan, Blinken.

Në memo lexohet pjesërisht, ‘Departamenti mbështet përdorimin e termit ‘Black Lives Matter’ në përmbajtjen e mesazheve, fjalimeve dhe angazhimeve të tjera diplomatike me dëgjues të huaj për të përparuar barazinë racore dhe qasjen në drejtësi’ dhe më tej ‘Ne nxisim postimet të përqendrohen në nevojën për të eleminuar racizmin sistemik dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm’.

Memorandumi, i cili është pjesërisht një deklaratë mbi drejtësinë shoqërore, një pjesë është falje për veprimet e SHBA-së dhe një pjesë për miratimin e të të gjitha materialeve BLM, nxit shprehimisht shfaqjen e flamurit ose banderolës BLM në objektet diplomatike të SHBA-së

Në Memo thuhet ndër të tjera:

“Pavarësisht veprimeve të dokumentuara të protestuesve të BLM gjatë trazirave të vitit 2020, dhe përkundër raportimit të Neë York Times për popullaritetin në rënie të organizatës së tyre me votuesit amerikanë, qeveria jonë federale megjithatë ka vendosur të miratojë dhe promovojë një organizatë me rrënjë të pranuara Marksiste si një që ka lidhje me zyrat tona zyrtare të huaja.

Ky kabëll përbën një autorizim të shkruar për vitin kalendarik 2021 nga Nënsekretari për Menaxhimin (M) për të shfaqur flamurin BLM në shtizën e jashtme për çdo Shef Misioni që përcakton se një shfaqje e tillë është e përshtatshme në dritën e kushteve lokale.

Tërësia e memos së Departamentit të Shtetit është riprodhuar më poshtë. Dokumentin origjinal mund ta lexoni Këtu.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *