Vendosni fjalën kyçe....

Nga Valbona u nisën drejt Thethit, policia nis kërkimet për 2 turistët e huaj pas humbjes së kontakteve


Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet, pas raportimeve se dy persona kanë humbur në Valbonë.

Sipas “BalkanWeb” bëhet fjalë për dy turistët rus dhe suedezë, të cilët thuhet se kanë humbur kontaktet ditën e djeshme gjatë një udhëtimi turistik në zonën nga Rragimi në Qafë-Valbonë.

“Shqiptarja.com” shkruan se dy turistët ndërmorën këtë udhëtim për të shkuar në pikën tjetër turistike të Thethit.

Por për shkak të vështirësisë nga terreni malor dhe të mungesës së komunikimit me turistët të cilëve telefoni u del i fikur, ata janë shpallur të humbur.

Kërkimet për ta janë zhvilluar gjithë natës, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *