Vendosni fjalën kyçe....

“Planet e reformës së pensioneve në Francë s’mund të vazhdojnë siç është planifikuar” – Tërhiqet Macron


Planet e diskutueshme të qeverisë franceze për të reformuar sistemin e pensioneve të vendit nuk mund të ecin ashtu siç synohet për shkak të ndikimit të pandemisë, ka thënë presidenti Emmanuel Macron.

Refroma e propozuar ndezi protesta të gjera që prej vitit 2019 derisa Macron njoftoi se planet u ndalën dhe do rishikoheshin në mars të vitit të kaluar, ndërsa Covid-19 u përhap në të gjithë Francën.

“Unë nuk mendoj se reforma siç ishte parashikuar fillimisht mund të vazhdonte si e tillë.” – u tha ai gazetarëve të enjten.

“Ishte shumë ambicioz dhe jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe kjo është arsyeja pse prodhoi ankth, ne duhet ta pranojmë këtë. Bërja e tij tani do të thotë të injorosh faktin se tashmë ka shumë shqetësime.” – shtoi Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *