Vendosni fjalën kyçe....

Rebani Jaupi për vrasjen në Tiranë: Vjen pas një procesi të gjatë divorci, gruaja ishte e arrestuar për dhunë


Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur për ngjarjen e ndodhur më herët pranë Gjykatë së Tiranës, ku mbeti i vdekur Kudret Saliaj dhe u plagos avokati i tij Adriatik Cama.

Jaupi tha në një prononcim për mediet, ish-vjehrri ka ekzekutuar dhëndrin, pas një procesi të gjatë divorci. Ai zbuloi gjithashtu se gruaja e viktimës dhe vajza e autorit, ka qenë më parë e arrestuar për dhunë në familje. Jaupi konfirmoi gjithashtu se Cama ka qenë avokati i viktimës.

 “Sot në orën 11:50 minuta ka ndodhur një ngjarje e rëndë në lokalin këtu pas nesh ku është vrarë një person, që ka qenë në proces divorci me bashkëshorten. Autori është ish-vjehrri. Si rezultat i veprimeve të shpejta është arrestuar autori. Për hollësi të tjera do ju njoftojmë më vonë.

Viktima ka pasur proces të gjatë divorci me bashkëshorten, gruaja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.

Kështu që po bëheshin seancat për divorc, në këto kushte, babai i vajzës ka qëlluar ish-dhëndrin. Gjatë kësaj ngjarjeje është plagosur edhe avokati i cili ka qenë në një tavolinë me viktimën. Ka dëshmitarë okularë, është e dokumentuar tërësisht autorësia, për hollësi të tjera do iu njoftojmë më pas.”- deklaroi Jaupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *