Serbia ka nisur prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V në vend.
Kreu i shtetit serb Vuçiç ka falënderuar homologun e tij Putin për këtë ndërmarrje të rëndësishme ndërsa tha se është në bisedime me Kinën për ndërtimin e një fabrike që do prodhojë vaksinën kineze anti-Covid, shkruan Tass.
Në fjalimin e tij drejtuar vendit Vuçiç tha: “Sot në 5.30 pasdite prodhimi i vaksinës Sputnik V do të fillojë në Serbi. Kjo ceremoni do të ndiqet nga presidenti Putin në internet dhe unë. Ne do të fillojmë prodhimin dhe tashmë brenda pak ditësh do të kemi vaksina, të cilat do të jemi në gjendje t’u ofrojmë qytetarëve tanë dhe qytetarëve të rajonit, Evropës dhe botës. Jam krenar që kemi arritur ta bëjmë këtë punë. Unë falënderoj Rusinë dhe Presidentin Putin për përpjekjet dhe ne do t’i vazhdojmë këto përpjekje në të ardhmen.” – tha Vuçiç.
Vuçiç vuri në dukje se së shpejti Serbia do të nisë ndërtimin e një fabrike për prodhimin e vaksinave së bashku me partnerët kinezë.
Serbia po përdor tani për tani vaksinat Pfizer, Sinopharm, AstraZeneca dhe Sputnik V kundër Covid-19.