Policia ka vënë në pranga shoferin e një kamioni, i cili kaloi në urën e Darëzezës duke e shembur atë.
Uniformat blu thonë se shoferi 52-vjeçar e kaloi urën duke injoruar tabelën që parashikonte tonazhin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Shkatërrimi i rrugëve’ shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Ura e cila ishte e amortizuar prej kohësh u shemb pas këtij incidenti ditën e djeshme, duke ndërprerë komunikimin e banorëve të fshatit Darzezë me zonat përreth.