Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë, humb jetën një person, plagoset ish-prokurori i “21 Janarit” Adriatik Cama


Pamje nga vendngjarja

Të shtëna me armë janë regjistruar sot në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku ka mbetur i plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, si dhe ka humbur jetën një person tjetër.

Raportohet se janë dëgjuar të paktën 5 të shtëna.

Adriatik Cama është një nga ish-prokurorët e tragjedisë së “21 Janarit”, ndërsa tani ushtron profesionin e avokatit. Cama është avokati i cili mbron ish-policin Nevaldo Hajdaraj, që shkaktoi vdekjen e Klodian Rashës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia.

Sipas një raportimi të televizionit “News 24”, policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe plagosjes që ndodhur vetëm pak minuta më herët, një shtetas me inicialet K.P.

Bëhet fjalë për një baba i cili ka vrarë ish-dhëndrin i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, ndërsa avokati Cama ka qenë me ta në lokal.

Lajmi në përditësim…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *