Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me 5 plumba ish-dhëndrin, gjendet arma e dyshuar e krimit


Është gjetur pas disa orë kërkimesh arma me të cilën Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij e plagosi avokatin e këtij të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Picari, një ish-polic burgjesh qëlloi 8 herë ndaj Kudret Saliajt duke e lënë të vdekur në vend e duke plagosur avokatin e tij, Adriatik Cama.

Ai e qëlloi viktimën me një pistoletë TT e më pas e hodhi atë në lumin Lanë. Pas disa orë kërkimesh në zonën e lumit pranë gjykatës, forcat RENEA kanë gjetur armën me të cilën dyshohet se Picari qëlloi dhëndrin.

Ky i fundit ishte në proces divorci me të bijën e Picarit e sot u zhvillua seanca gjyqësore për caktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të çiftit.

*Foto Credit: Shqiptarja


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *