Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Jemi të gatshëm për zgjidhje kompromisi me Kosovën, po s’e lejoj poshtërimin e Serbisë


Presidenti i Serbisë ka thënë ditën e sotme se është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën por nuk do e lejojë poshtërimin e vendit të tij.

Vuçiç e bëri deklaratën në një konferencë për mediat pas takimeve me të dërguarin e BE-së për dialogun, Lajçak e zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer.

“Serbia dëshiron t’i zgjidhë konfliktet nga e kaluara dhe të mos ua lërë ato fëmijëve tanë. Dialogu do të vazhdojë për pak kohë. Po flasim për ditë, jo javë. Serbia do t’i përgjigjet ftesës për të shkuar në Bruksel. Jemi të gatshëm të flasim. Jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për zgjidhje kompromisi, por s’jemi kurrë të gatshëm që të flasim për poshtërimin e Serbisë.” – tha Vuçiç, shkruan Koha.

Takimi i parë mes presidentit serb e kryeministrit të Kosovës, Kurti, do zhvillohet pas pak ditësh në Bruksel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *