Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 6 viktima dhe 29 raste të reja me COVID-19.
Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.448 ndërsa numri i rasteve në 155.407.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 50 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.960.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 999.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.856 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 811.693 teste në vend.