Vendosni fjalën kyçe....

Ademi kundërshton Ramën për ndërtimet pa leje: Jo vendime arbitrare, mos dëmtoni sezonin turistik


Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar sot lidhur me aksionin e paralajmëruar para pak ditësh nga kryeministri Edi Rama kundër ndërtimeve pa leje.

Nga kjo e hënë pritet të nisë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë zonën bregdetare, ku përfshihet edhe Velipoja.

Kryebashkiakja Ademi thotë se duhet mbështetur sezoni turistik dhe jo të dëmtohet me vendime arbitrare.

“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik.

Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë, jo situatë e përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës.”- shprehet zonja Ademi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *