Vendosni fjalën kyçe....

Covidi në Kosovë, 20 të infektuar në 24 orët e fundit


Kosova ka regjistruar një rritje rastesh të reja nga COVID-19. Kështu në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar 20 të infektuar, ndërkohë sot nuk raportohet për viktima.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.

Në total numri i rasteve aktive është 1.334.”- thuhet në njoftimin e sotëm.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Kosovë u njoftua se vetëm 7 qytetarë kishin rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa kishte humbur jetën një person.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *