Vendosni fjalën kyçe....

Gjana: Berisha personalitet i pazëvendësueshëm, gjyqi në Francë lëvizje e një politikani kalorësiak


Jemin Gjana komentoi në emisionin ‘Kjo Javë’ vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen e ‘non grata’ në SHBA të Sali Berishës.

Ndërsa vlerësoi figurën e ish liderit të PD, Gjana theksoi se Amerika nuk merr vendime për sot, merr vendime që vazhdojnë të zhvillohen për kohë shumë të gjata.

Berisha është një nga politikanët brilantë të këtij vendi, në këto 30 vite, nuk besoj se e mohon kush. Sigurisht nuk ka njeri pa pluset dhe minuset e tij në të gjithë karrierën, apo jetën e tij si cdo qenie e gjallë mbi tokë. Unë bëj pjesë te ata njerëz në PD që pretendoj se kam qenë më afër me Berishën për një kohë shumë të gjatë. Kam qenë për dy vite nënkryetar i Partisë, dhe kryetar i grupit parlamentar, kur Berisha ishte kryetari. Pastaj kam qenë 4 vite bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore. Ai ishte kryetar i partisë, por unë drejtoja reformën zgjedhore, do të thotë që ishin në kontakt të përditshëm me njëri tjetrin” tha Gjana.

Më tej ai e cilësoi Berishën politikan kalorësiak pasi e dërgoi çështjen e tij në pushtetin e tretë.

E dyta, mendoj se bëri një zgjedhje si një politikan shumë kalorsiak, që e nxori nga bla-blaja e politikës çështjen dhe e çoi te pushteti i tretë, i pavarur. E bëri kazus dhe do i shkojë deri në fund, dhe pastaj vendimet e drejtësisë janë vendimet e drejtësisë. Dhe e treta që mund të them në këto 30 vite nëse unë kam mundur të kuptoj ndonjë gjë, Amerika është një vend shumë i madh, shumë demokratik, vendimmarrësi më i madh botëror, merren vendime shumë të rëndësishme, ka gjëra shumë interesante në Amerikë, dy prej të cilave dua t’i përmend”-deklaroi Gjana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *