Vendosni fjalën kyçe....

Kryegjyqtarja e Elbasanit: Videot në “TikTok” mund të m’i kenë hedhur fëmijët


Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani vijon të mohojë që ajo i ka postuar vetë videot e famshme në “TikTok”, të cilat mund t’i kushtojnë asaj karrierën.

“Videot janë personale të miat.”- ka deklaruar gjyqtarja.

Ajo mohon të jetë një llogari në “TikTok”, por as edhe në rrjetet e tjera sociale sin ë “Instagram”, “Tëitter” dhe “Facebook”.

Në dëshminë e saj, sipas televizionit “Top Channel” Kapedani ka hedhur mundësinë se videot mund të jenë publikuar nga fëmijët e saj.

“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç.”- ka këmbëngulur gjyqtarja, sipas këtij televizioni.

Të hënën pritet të jete dita kur Enkeleda Kapedani të dalë para qeverisë së gjyqësorit mbi kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *