Mbretëresha Letizia e Spanjës është ndër personazhet më të njohura që ka vendosur të përqafojë trendin e flokëve të thinjura.
Në takimet e fundit zyrtare, nëna e dy fëmijëve është shfaqur me flokë të palyera ku i dukeshin qartë thinjat dhe ekspertët e kanë vlerësuar për këtë duke thënë se i ndihmon gratë e tjera të ndihen mirë me veten e tyre.
Stilistët i thanë revistës “FEMAIL” se ish-gazetarja kishte “përqafuar bukurinë e saj natyrore autentike” duke lejuar flokët grin ë pamjen e saj.
”Karantina e ka ndihmuar Mbretëreshën Letizia të mësohet me tonet e saj natyrore dhe të ndihet e fuqishme dhe e sigurt.”– deklaroi stilisti i famshëm Tom Smith.
Para pandemisë së Covid-19, mbretëresha e Spanjës ishte e njohur për flokët e saj brune me shkëlqim dhe të denura.
Ajo nuk kishte frikë të provonte hije të ndryshme të ngjyrës së flokëve, nga përdorimi i karamelit të butë në vitin 2012 në tonet e thella kafe në vitin 2018.
Por në fillim të kësaj jave ndërsa ndiqte një Memorial për viktimat e terrorizmit në Madrid, mbretëresha Letizia tregoi vijën gri në flokët e saj.