Vendosni fjalën kyçe....

“Më thuaj shenjën e horoskopit, të them çfarë ushtari mund të jesh”- Ushtria Amerikane habit me postimin në rrjet


Pentagoni mund të mos jetë i sigurt për shumë gjëra, por mesa duket beson në astrologji. Ushtria Amerikane ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë zyrtare në “Instagram” ku i fton qytetarët të shohin se çfarë thotë horoskopi për prirjet e tyre për të punuar me ushtrinë.

“Po mendoni se çfarë thotë shenja juaj e zodiakut për llojin e ushtarit që mund të jeni në ushtri? Thjesht do të duhet të klikoni në story-n tonë në Instagram për të gjetur përgjigjen, sepse buzët tona janë mbyllur këtu.”– thuhet në postim ku renditeshin detyrat, që supozohej se përputheshin më mirë me horoskopin e rekrutëve të mundshëm.

Përshembull, për personat e shenjës së Bricjapit, ushtria amerikane beson se ata do të ishin shumë të mirë për të punuar me inteligjencën, ndërsa ata të shenjës së gaforres do të ishin shumë të mirë në shërbimin veterinar të terrenit.

Ky postim ka gjeneruar mjaft të qeshura por edhe kritika në rrjet. Shumë komente ishin të tipit: “Më thoni ju lutem që kjo nuk është e vërtetë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GoArmy (@goarmy)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *