Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtoi pa leje dhe zaptoi hapësirën publike, arrestohet administratori i kompleksit te “Kepi i Rodonit” dhe 4 punëtorët


Policia e Durrësit ka arrestuar sot administratorin e një kompleksi dhe 4 persona të tjerë, për zënien e hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme.

Mësohet se gjatë një aksioni, është arrestuar administratori i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, 43-vjeçari me inicialet S.A. nga fshati Ishëm.

Ai akuzohet se ka ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Ndërkohë janë arrestuar edhe katër punëtorët, të cilët ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

  1. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *