Paraditen e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, për rikonstruksionin bllokut operator.
“Jam këtu në Shkodër me mjekët e shërbimit të kirurgjisë, ku fillon puna në një tjetër kantier, për të bërë të mundur përmirësimin e shërbimit të kirurgjisë në këtë spital dhe ngritjen në një nivel të ri të këtij shërbimi për qytetarët dhe për pacientët që kanë nevojë.”– u shpreh ministrja Manastirliu.
I pranishëm gjatë vizitës së Manastirliut ishte dhe drejtori i Spitalit të Shkodrës, dr. Ardian Dajti. Ky i fundit u shpreh se me këtë investim të do të rinovohen edhe aparaturat dhe të gjithë pajisjet e sallave të operacionit, si dhe do të investohet në salla moderne, sipas standardeve bashkëkohore.