Vendosni fjalën kyçe....

Policia i gjeti fidanë kanabisi dhe dy radiomarrëse, shpallet në kërkim 44-vjeçari në Skrapar, në ndjekje penale edhe kryeplaku i fshatit


Një 44-vjeçar në Skrapar është shpallur në kërkim nga policia për tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Pas disa informacioneve, policia nisi një kontroll në fshatin Barçë në Skrapar për goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike, ku kanë gjetur disa kubikë me fidanë kanabisi.

Si rezultat u shpall në kërkim poseduesi i tyre, shtetasi me inicialet D. H., 44 vjeç, në banesën e të cilit janë gjetur dhe dy radiomarrëse.

Policia procedoi penalisht edhe kryeplakun me inicialet A. R., 35 vjeç, për “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i Policisë

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i tentativës për kultivim.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar shpallën në kërkim shtetasin: D. H., 44 vjeç, banues në fshatin Braçë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.

Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *