Militantët talibanë kanë nisur një sulm kundër forcave të sigurisë afgane në provincën Baghlan, duke vrarë të paktën tetë persona, thanë zyrtarët e sigurisë.
Dy shefa të policisë dhe gjashtë oficerë janë vrarë në sulmin në qarkun Jugla, tha një zyrtar, që foli në kushte anonimiteti.
Sulmi, që nisi pak pas mesnatës vazhdoi edhe në mëngjesin e 5 qershorit, tha ky zyrtar, shkruan REL.
Rritja e dhunës dhe ngecja e bisedimeve të paqes mes talibanëve dhe qeverisë në Kabul, që mbështetet nga Perëndimi, ka rritur shqetësimet mbi të ardhmen e Afganistanit, pas tërheqjes së trupave amerikane, që do të largohen në shtator.
Forcat e sigurisë kanë raportuar për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve në të pakën dhjetë provinca gjatë 24 orëve të fundit.