Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale


Policia e shtetit ka bërë të  mundur arrestimin e 6 shtetasve për vepra të ndryshme penale.

A.Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjeteve përkatëse me të cilin këta shtetas qarkullonin në kohë dhe vende të ndryshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

F.L., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

K.H., 28 vjeç, G. B., 46 vjeç dhe J. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *