Vendosni fjalën kyçe....

Grupi LGBTQ kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’, sugjeron zëvendësimin e saj me fjalën ‘prind që lind fëmijën’


Grupi LGBTQ, ‘Stonewall’ ka këshilluar departamentet qeveritare dhe kompanitë që të shkëmbejnë fjalën ‘nënë’ me fjalën asnjanëse ‘prindi që ka lindur fëmijën’.

Korporata të shumta, universitete dhe departamente qeveritare, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, MI6 dhe Autoritetin e Londrës, paguajnë më shumë se 2,500 stërlina (3,542 dollarë) në vit për t’u bërë ‘kampionë të shumëllojshmërisë’ – një simbol që u jep atyre këshilla nga Stonewall për të gjitha gjërat.

Kostoja e paraqitjes në atë indeks prestigjioz është më shumë se vetëm financiare. Stonewall përpiqet të diktojë se si këto kompani dhe departamente flasin për seksualitetin dhe madje edhe gjininë.

Sipas një raporti të medias britanike Telegraf, Stonewall kohët e fundit dërgoi mesazhe organizatave në listën e saj, duke u kërkuar atyre që të heqin fjalën ‘nënë’ nga literatura e tyre, në favor të ‘prindit që lind fëmijë;, një fjalë me gjini asnjanëse.

Pasi mblodhi dokumentet e marra përmes kërkesave të Aktit të Lirisë së Informacionit nga organizata të tjera, Telegraf zbuloi se heqja e fjalës gjinore është vetëm një nga shumë kërkesat që Stonewall u bën kompanive që shpresojnë për një vend në listën e saj.

Këto përfshijnë ‘hedhjen poshtë të të gjitha fjalëve gjinore dhe nxjerrjen jashtë ligjit të tualeteve seksuale sipas sekseve po kështu edhe dhomat e zhveshjes, shmangien e fjalëve si ‘burrë apo grua’, etj.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *