Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 3 viktima dhe vetëm 1 rast i ri me COVID-19.
Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.458 ndërsa numri i rasteve në 155.418.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 204 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.496.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 464.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.375 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 815.893 teste në vend.