Përpjekjet për të liruar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, nga Burgu Belmarsh në Britaninë e Madhe u rritën këtë javë përpara takimit të Samitit G7 me një veprim në Gjenevë, një peticion dhe një ndërhyrje nga raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për torturat.
E fejuara e Assange, Stella Moris, Kryetari i Komunës së Gjenevës Frederique Perler dhe Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Torturat, Nils Melzer, kërkuan lirimin e gazetarit dhe përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt SHBA-së.
Melzer, i cili gjithashtu shërben si kryetari zviceran i të drejtave të njeriut në Akademinë e Gjenevës, e quajti burgosjen e Assange ‘një nga skandalet më të mëdha gjyqësore në histori’ dhe iu referua themeluesit të WikiLeaks si dhe sinjalizuesve Edward Snowden e Chelsea Manning, si ‘skelete në dollapët e vendeve perëndimore’.
“Është historia e një njeriu që persekutohet në pjesën tonë të botës sepse ka thënë të vërtetën.” – tha Melzer.
“Ai ka ekspozuar krimet e luftës, ai ka ekspozuar torturat, ai ka ekspozuar korrupsionin. Është një e vërtetë e papërshtatshme. A po i mësoni fëmijët tuaj se është diçka e mirë apo e keqe të thuash të vërtetën?” – vazhdoi ai.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani