Ligjvënësit republikanë kanë bërë thirrje që Anthony Fauci të pushohet nga puna pasi i ka duart e lara në gjak dhe kërkuan që ai të dëshmojë para komiteteve të kongresit dhe të sigurojë informacione në lidhje me origjinën e COVID-19 mes një numri të postave elektronike, të lëshuara nga BuzzFeed, që datojnë që në fillim të pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa një raport i medias ka ringjallur spekulimet në lidhje me teorinë e ‘rrjedhjes nga laboratori’, që sugjeron që Covid-19 është një patogjen i shpikur në laborator, ish-kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), Scott Gottlieb, ka pohuar se Dr. Anthony Fauci nuk e kishte hedhur poshtë plotësisht mundësinë e ‘rjedhjes nga laboratori të Covid-19’ vitin e kaluar.
Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan kishte informuar udhëheqësit botërorë në vitin 2020 mbi mundësinë që koronavirusi i ri të kishte dalë nga një laborator në Ëuhan, Kinë, tha Gottlieb, në një intervistë në CBS të dielën.
Ish-shefi i FDA-së, i cili shërbeu nën presidentin e atëhershëm Donald Trump, kishte cituar një ish-anëtar të lartë të administratës Trump si duke dëshmuar deklaratat e Fauci në atë kohë.
Pranverën e kaluar, kur Dr. Fauci kishte marrë pjesë në një takim të liderëve shëndetësorë botërorë në Evropë rreth Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, ai i informoi ata se shpërthimi i koronavirusit mund të kishte qenë rezultat i një rrjedhje laboratori dhe pranoi se lloji dukej i pazakontë, zbuloi Gottlieb.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani