Gjiganti i teknologjisë Google është gjobitur me 220 milion euro nga rregullatori francez pas një hetimi në pretendimet se shërbimet në internet të kompanisë po dërgonin padrejtësisht biznesin në serverin e saj të reklamave.
“Vendimi për të gjobitur Google është veçanërisht domethënës pasi është i pari në të gjithë botën që trajton proceset komplekse të ankandit algoritmik të përdorura për shfaqjen në internet të reklamave.” – tha Isabelle de Silva, e cila kryeson Autoritetin e Konkurrencës së Francës.
Autoriteti vlerësoi se Google kishte drejtuar padrejtësisht biznesin drejt serverit të saj të reklamave dhe shtëpisë së saj të ankandeve në internet, duke përfituar qartë në kurriz të rivalëve të tij.
Google ka rënë dakord të paguajë gjobën dhe është zotuar gjithashtu të përmirësojë ndërveprimin e shërbimeve të tij Google Ad Manager për palët e treta dhe të rregullojë situatën.