Një 67-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Vaun e Dejës.
Gjatë kohës që ishte duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe pllaka i ka rënë në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. Th., 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N. Th., ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”-njofton policia.