Vendosni fjalën kyçe....

Kapedani para KLGJ-së:  Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vete, në 7 vite punë s’jam proceduar asnjëherë për shkelje


Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka thënë gjatë mbledhjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor se në shtatë vitet që ka në detyrë si gjyqtare nuk është kapur asnjëherë me shkelje.

Po kështu Kapedani theksoi se nuk është përmendur asnjëherë për çështje korruptive.

“E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive.  Kam mbaruar me mesataren 9.75 Universitetin e Tiranës.  Bëj çdo ditë nga 10 deri 15 gjyqe.  Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vete.” – tha ajo, shkruan Shqiptarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *