Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni republikan “zë ngushtë” Blinken për shpalljen non grata të Berishës në SHBA (Video)



Sekretari i Departamentit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur nga kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin lidhur me provat dhe faktet mbi të cilat ka firmosur vendimin për shpalljen “non grata” të ish- ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.Sekretari Blinken nuk dha një përgjigje konkrete për Zeldin se çfarë informacionesh specifike ka pasur Departamenti i Shtetit për të justifikuar, siç u shpreh ai, këtë lëvizje dramatike.

Biseda:

Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA-të, ai ka qenë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve Bush, gjithashtu anjë kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

Antony Blinken: Ne vijojmë të shohim përtej kufijve, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që nënvlerësojnë të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje të cilën e zhvilluam nëpërmjet procesit normal, përfshirë avokatët tani. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

Gjate seancës dëgjimore me anëtaret e komitetit te jashtëm te Kongresit amerikan, Kongresmeni Zeldin i kërkoi sekretarit Blinken se ku mund te adresoheshin anëtarët e komitetit apo gazetaret për të marrë informacion mbi ketë çështje. Sekretari Blinken tha se zëdhënësit e Departamentit te Shtetit do të ndajnë informacionet që kanë me përfaqësuesit e medias.

Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon informacione? Aktualisht ka disa ecejake mes Departamentit të Shtetit, vendimit tuaj mbi sanksionet kundrejt tij dhe familjes së tij, përfshirë palës mbrojtëse të zotit Berisha. Pra ku duhet të shkojë një gazetar për të marrë informacione mbi korrupsionin që ju i referoheni?

Blinken: Para se të kalojmë tek media, anëtarët janë të lutur të vijnë në zyrën tonë të çështjeve legjislative dhe ne do të sigurohemi që ju merrni informacione. e dyta, sa i takon medias i’u lutem të vini tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju.

Lee Zeldin: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë z.Berisha?

Blinken: Jam i sigurt që çdo kush nga gazetarët mund t’a bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në departamentin e shtetit për të marrë çdo informacion që ne kemi në dispozicion për publikun.Sekretari Blinken u vu në pozita të vështira edhe nga pyetja e Kongresmenit Zeldin nëse vetë Sekretari apo njerëzit e tij ne DASH kane lidhje me multimiliarderin Xhorxh Soros.

Lee Zeldin: për të qartësuar diçka që ka lidhje me mbrojtjen e z. Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me z. Soros? thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo!

Blinken: Unë jo, por nuk mund të flas në emër të të gjithë departamentit të shtetit. por unë jo!praktikisht dash nuk pranoi të jap detaje për të mbështetur pretendimet për korrupsion kundrejt zotit Berisha. me herët dash gjithashtu refuzoi të komentojë kur u shty nga” The Times” për të kthyer një përgjigje për pohimet e zotit Berisha se vendimi për t’i ndaluar hyrjen në SHBA ishte në bazë të keqinformimeve nga mbështetësit e zotit Soros. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *