Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta David Dushman, çliruesi i fundit i mbijetuar i “Aushvicit”


David Dushman, ishte ushtari i fundit i mbijetuar që mori pjesë në çlirimin e kampit nazist të vdekjes në Auschwitz. Por 76-vjet më vonë ai ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Gjermani, në moshën 98 vjeçare.

Siç shkruan BBC, Dushman kur ishte një ushtar 21-vjeçar, ai përdori tankun e tij për të rrëzuar gardhin elektrik të kampit në 27 Janar 1945, duke ndihmuar në lirimin e të burgosurve aty.

Rreth 1.1 milion njerëz u vranë në Auschwitz, shumica prej tyre hebrenj.

“Kur mbërritëm, pamë rrethimin dhe këta njerëz të pafat, ne e shpërthyem gardhin me tanket tona. Ne u dhamë ushqim të burgosurve dhe vazhduam.”- i tha Dushman Reuters vitin e kaluar ndërsa kujtonte kohën e tij me ushtrinë.

Dushman ka thënë se ai nuk ishte në dijeni të Aushvicit gjatë luftës, dhe ka mësuar për mizoritë e kryera atje vetëm në vitet pas.

Një nga 69 burrat në divizionin e tij prej 12 mijë, Dushman pësoi dëmtime serioze gjatë konfliktit, por ai vazhdoi të bëhej skermatori më i lartë i Bashkimit Sovjetik dhe më vonë një nga trajnerët më të mëdhenj të skermës në botë.

Ai trajnoi skuadrën e skermës për gratë e Bashkimit Sovjetik për më shumë se 30 vjet dhe ishte dëshmitar i sulmit vdekjeprurës ndaj atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972.

“Ne dëgjuam të shtënat me armë dhe gumëzhitjen e helikopterëve mbi ne. Ne jetuam mu përballë ekipit izraelit. Ne dhe të gjithë atletët e tjerë ishim të tmerruar.”- i tha ai gazetës Abendzeitung në 2018.

Deri në moshën 94 vjeç, ai ende vazhdonte të shkonte pothuajse çdo ditë në klubin e tij të skermës për të dhënë mësime.

Nazistët kanë dëbuar rreth 1.3 milion persona në kompleksin në Aushvic në periudhën 1940-1945, sipas Muzeut të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 1.1 milion prej tyre janë vrarë nga autoritetet e kampit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *