Vendosni fjalën kyçe....

Përsëri protesta për burimin e Sinecit në Kuçovë, përplasje mes banorëve dhe policisë


Vijojnë protestat në fshatin Lumas të Kuçovës, ku banorët kërkojnë të mos u merret uji nga burimi i Sinecit.

Sipas “Balkanweb” që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia, ka shkuar t’u kërkojnë  banorëve që protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar. Këtu ka ndodhur një përplasje fizike mes policisë dhe banorëve.

Banorët kanë treguar se disa prej tyre janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar me forcë në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka protestues të shoqëruar apo jo.

Banorët e fshatit Lumas janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet për ndërtimin e ujësjellësit të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

“Kërkojmë të drejtën tonë, që ushqehemi me pasurinë e dhuruar nga Zoti. Ai burim është nga Perëndia, e ka nxjerrë në sipërfaqe dhe jo ta fusim në dhe ta fshehim. Iku koha e Enver Hoxhës.”– tha një prej banorëve.

Ata protestojnë prej rreth 2-muajsh dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *