Kryeministri Edi Rama duket se e ka një shoqërues të pandashëm në udhëtimet zyrtare që bën jashtë vendit.
Kryebashkiaku Veliaj në dy takimet zyrtare të zhvilluara pas zgjedhjeve të Kryeministrit Edi Rama ka qenë i pranishëm.
Fillimisht në Turqi dhe sot në Hungari, Veliaj ka qenë në delegacionin shqiptar që po kryen vizitë në Budapestin zyrtar.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë gjatë takimit në Turqi
Duket se përveç ministrave të fushave të ndryshme të cilët kanë në fokus bashkëpunimet bilaterale, Veliaj është i pranishëm aty ku shkon Rama.
I zgjedhur i Ramës apo për bashkëpunime me homologët e tij, përkrahja që Kryeministri po bën Veliajt është e dukshme pasi e zgjodhi edhe drejtuesin kryesor politik të PS-së në Tiranë gjatë zgjedhjeve.
Veliaj gjithashtu shihet si zëvendësuesi më i mundshëm i Ramës në Partinë Socialiste.
Veliaj sot ka pozuar me futbollistin Myrto Uzuni, i cili luan në Hungari me Ferencvarosh, me të njëjtin që pozoi edhe Rama ditën e sotme.

Kryebashkiaku Veliaj së bashku me futbollistin e kombtares shqiptare Myrto Uzuni në Hungari