Vendosni fjalën kyçe....

Shitësit ambulantë në Durrës protestë pasi bashkia i largon nga plazhi: Po ne ku do hamë, s’po merremi me drogë


Një grup shitësish ambulantë në plazhin e Durrësit kanë protestuar para bashkisë së qytetit. Protesta e tyre vjen pas vendimit të autoriteteve për largimin e tyre në kuadër të një operacioni për lirimin e hapësirave publike.

Ata kanë dalë në sheshin para bashkisë duke kërkuar ndërtimin e një tregu për ta.

Gjatë protestës ata kanë thënë se janë të varfër dhe se nuk kanë mjete të tjera jetese përveç shitjes së mallrave ambulantë me të cilat mbajnë familjet, shkruan Shqiptarja.

“Jam shtresë e varfër, në rreze të diellit, të tjerët nëpër lokale. Sot po vuaj në pikë të diellit, kush e di sikur jam duke u marrë më drogë. As kam ndihmë ekonomike, as pension.”  – ka thënë një nga shitëset ambulante.

Ndërsa një tjetër shitëse ambulante deklaroi: “Kalamanjtë tonë ku do hanë, ku do shkojmë ne. Unë marr fëmijën me vete e shkoj. Burrin e kam invalid. A e kuptoni sa problem është. Zvarrë duke i çuar karrocat. Jam me një veshkë. Thonë shko puno, ku të shkoj të punoj. Kam fëmijë të vogël, të mbaj burrin.Të shkoj të punoj se me 200 mijë lekë. Ça bëjnë, një muaj verë është.”

Ata janë shprehur të gatshëm të paguajnë detyrimet ndaj shtetit siç i takon një biznesi ambulator duke i bërë thirrje bashkisë që t’u ndërtojë një treg të përshtatshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *