Vendosni fjalën kyçe....

Sot maturantët i nënshtrohen provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë


Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Gjuhe shqipe dhe Letërsinë.

Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Ndryshe nga viti i kaluar kur për shkak të pandemisë kohëzgjatja e provimit ishte 2 orë, këtë vit do të jetë 2:30 minuta.

Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid.Nuk do të lejohet që në një klasë të ketë më shumë se 13 nxënës.

Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues.

Pas provimit të Gjuhës së huaj të mbajtur më 3 qershor dhe këtij të sotëm për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, maturantët do të kryejnë edhe testin

Matematikës në 11 Qershor si dhe Lëndën me Zgjedhje më 15 Qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *