Vendosni fjalën kyçe....

“Udhëheqësi i Boko Haramit ka vdekur”- kështu raporton grupi rival në Nigeri


Ka vrarë veten Abubakar Shekau, udhëheqësi i grupit militant nigerian të quajtur “Boko Haram”. Të paktën kështu thonë militantët rivalë islamikë në një regjistrim në audio.

Në këtë audio, thuhet se Shekau vdiq duke shpërthyer veten me eksploziv pas një beteje midis dy grupeve.

Luftëtarët e grupit kundërshtar “Iswap” kishin kapur kryekomandantin dhe i ofruan atij mundësinë që të pendohej dhe të bashkohej me ta.

“Shekau preferoi të poshtërohej në jetën e përtejme sesa të poshtërohej në tokë.”- thotë zëri në audio, citon BBC.

Në fakt, raportet për vdekjen e Shekau kanë qarkulluar që muajin e kaluar, por as Boko Harami dhe as qeveria nigeriane nuk e kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Ushtria nigeriane ka thënë se do të hetojë.

Zëdhënësi i ushtrisë Brig Gjeneral Mohammed Yerima i tha BBC-së se ushtria po hetonte mbi këtë, por që nuk do të mbante një deklaratë derisa të merrte prova përfundimtare.

Një gazetar me lidhje të ngushta me agjencitë e sigurisë tha që Shekau vdiq kur grupi Iswap sulmoi pozicionet e Boko Haramit në pyllin Sambisa, në Nigerinë veri-lindore.

Abubakar Shekau është raportuar i vdekur shumë herë të tjera më parë, por përsëri është rishfaqur.

Kush është Abubakar Shekau?

Pasi mori frenat e Boko Haramit pasi themeluesi i grupit vdiq ndërsa mbahej në paraburgim në vitin 2009, Abubakar Shekau udhëhoqi transformimin e grupit nga një sekt nëntokësor në një kryengritje vdekjeprurëse që ka përfshirë Nigerinë veri-lindore.

Nën drejtimin e Shekau-t, Boko Harami organizoi bombardime, rrëmbime dhe thyerje burgu në të gjithë rajonin. Dhe nga viti 2014, filloi tejkalimin e qyteteve në një përpjekje për të krijuar një Shtet Islamik sipas ligjit të Sheriatit.

Shekau i cili besohet të jetë në të 40-at e tij, mbështeti një fushatë të përgjakshme xhihadiste nëpër video propagandistike, për shkak të cë cilave shumë e krahasuan me Osama Bin Laden.

“Më pëlqen të vras ​​… njëlloj siç kënaqem duke therur pula dhe desh.”- tha ai në një video të vitit 2012.

Që kur ai mori detyrën, më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi dy milion janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Grupi fitoi vëmendjen globale pas rrëmbimit të të qindra vajzave nga një shkollë në Chibok, në shtetin Borno, në 2014. Shumë prej tyre ende mungojnë.

Shpejt SHBA e shpalli Shekau-n një “terrorist global” dhe vendosi një çmim prej 7 milionë dollarësh për kokën e tij.

Axhenda e Shekau-t ishte aq radikale sa ai u refuzua nga Shteti Islamik, i cili u nda nga Boko Harami për të formuar Isëap në vitin 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *