Ka nisur mbledhja në Këshillin e Lartë Gjyqësor për rastin e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila shfaqej duke sfiluar nga zyra e saj.
Videot ishin publikuar në faqen në TikTok të gjyqtares dhe u shfaqën nga Hashtag.al. Pas publikimit të tyre, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkoi pezullimin e Kapedanit ndërsa sot ka nisur mbledhja në KLGJ që do marrë vendimin ndaj kryegjyqtares së Elbasanit.
Kreu i ILD-së, Metani, ka thënë se për rastin në fjalë janë kushtet ligjore për pezullimit të përkohshëm nga detyra deri në përfundimin e procedimit disiplinor. Sipas tij, Kapedani ka diskretituar rëndë figurën e pozitën e magjistratit me veprimet e saj.