Të tjera hollësi zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Ksamil, ku u ekzekutua biznesmeni Gramoz Mema.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:45, pranë banesës së biznesmenit në Ksamil.
Mema kishte disa vite emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën e tij. Ai ishte i pamartuar, pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik.
Sipas “Balkanweb”, në Sarandë e në Ksamil njihej si person i qetë dhe pa probleme. Ai thuhet se përveç shtëpisë në Ksamil, ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë.
Vrasja e tij është ende e paqartë, por dyshohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të Memës. E gjithë ngjarja u fiksua nga kamerat e një hoteli përballë banesës.
Paraprakisht dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për larje të hesapeve me njëri-tjetrin.