Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Masakra elektorale e 25 prillit s’do njihet kurrë, betejë deri në rrëzimin e Ramës


Kreu i PD-së, Basha, tha sot se nuk do i njohë kurrë zgjedhjet e 25 prillit, të cila i cilësoi si masakrën më të rëndë zgjedhore që ka parë vendi ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij në takimet e zhvilluara në degët 6 e 16 të PD-së në Tiranë si dhe në Shijak, kryedmeokrati tha se ofertës së Ramës për bashkëpunim i përgjigjet me betejën deri në largimin e tij.

“Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj e gjithë të tjerët janë të vetëdijshëm për këtë krim dhe janë hedhur në aksion ndaj PD-së. Në këtë betejë ata dolën me horra, me kriminelë, me lekët e grabitura dhe një shtet të kapur deri në rrënjë. Rama është armik i betuar i demokracisë, shqiptarëve e Shqipërisë. Ne do e rrëzojmë këtë regjim duke qëndruar të bashkuar, duke përmiurësuar ato që janë në dorën onë t’i bëjmë. Kampi kundërshtar u është kthyer trukeve e hileve të vjetra. Dy qëndrime të prera që për mua janë abc-ja e rrugës që duhet të ndjekim. 25 prilli është masakrës zgjedhore, nuk mund të njihet dhe nuk do njihet kurrsesi si një rezultat legjitim. Autorit të kësaj masakre nuk mund t’i shtrijmë dorën por do i japim betejë deri në fund për ta larguar.” – tha Basha.

Ai shtoi se më 25 prill në vend ndodhi masakra më e rëndë zgjedhore ku morën pjesë qeveria, administratë, lekët e buxhetit, pushteti lokal, krimi i organizuar e oligarkët. Basha tha se pavarësisht kësaj, PD-ja u rrit jo thjesht në numra e mandate por mbi të gjitha me pushtetin moral.

“Masakra zgjedhore u derdh me gjithë egërsinë e saj mbi gjithë Shqipërinë. Regjimi ka dalë hpaur dhe nuk ka asnjë lidhje e qeverisjen e demokracinë. Terrori i shtetit e bashkisë Tiranë, bandave e karteleve të drogës, nuk ju gjunjëzoi. Ishim të vetëdijshëm për pabarazinë e betejës që nga rrafshimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Kurrë më parë masakra zgjedhor nuk ka qenë e ngjashme me atë të 25 prillit. Ne iu kundërvumë regjimit pa asnjë pushtet formal a fizik po me pushtetin më të madh, me pushtetin moral. Në masakër u përfshi buxheti i shtetit, me derdhjen lumë të lekëve të buxhetit për çdo institucion shtetëror, me legalizimet për vota, me kërcënime, shantazhe, punësime elektorale. Më 25 prill ka rënë përkohësisht demokracia.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *