Vendosni fjalën kyçe....

Busti i Skënderbeut do vendoset në Parkun Qendror të Budapestit, Ramës nuk i rrihet pa lënë detyra


Gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari, kreu i qeverisë shqiptare, vizitoi edhe vendin ku do vendoset busti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut”.

Busti do vendoset në parkun qendror të Budapestit dhe do përurohet në datën 5 korrik.

“Aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”-shkruan Rama.

Rama i shoqëruar nga Veliaj dhe ambasadori shqiptar në Hungari, Arjan Spasse duke parë vendin kërkoi që një pjesë e betonit të bëhej kuq e zi si një tapet.

Vendi është shumë i mirë. Shumë pikant, jo dosido. E vetmja që po mendoja, të flisnit pak me ta që deri aty mund  të bëhet një tapet kuqezi me beton me pigment kuqezi, të jetë si tapet të shkonte deri këtu. Këtu mund të vazhdojë në formën e një rrugice, të kthehet një prerje si fundi i banderolës.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *