Do të jetë një grua që do të drejtojë futbollin anglez nga janari 2022 dhe është e para në historinë e futbollit që kjo do ndodhë Bordi i shoqatës së futbollit britanik, FA, ka caktuar njëzëri Debbie Hewitt si presidentin e ri të federatës.
Hewitt ka pasur një karrierë të spikatur si sipërmarrëse dhe u zgjodh nga një juri me shtatë anëtarë, e cila vlerësoi ‘ekspertizën e saj të shquar të udhëheqjes dhe qeverisjes në një gamë të gjerë të sektorëve të biznesit’.
“Unë kam qenë e apasionuar pas futbollit që në moshë të re dhe jam i ngazëllyer për mundësinë për të bërë pjesën time në formësimin e së ardhmes për diçka që do të thotë kaq shumë për kaq shumë njerëz.” – tha Hewitt në deklaratën e saj të parë.
Ajo do pasojë Greg Clarke në Janar 2022. Ky i fundit dha dorëheqjen nëntorin e kaluar pasi përdori ‘fjalë të papranueshme’, për të cilat më vonë kërkoi falje, gjatë një debati mbi larmishmërinë në futboll para një komiteti parlamentar. Peter McCormick do të mbetet president i përkohshëm derisa Hewitt, nëse konfirmohet, të marrë zyrtarisht detyrën.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani