Vendosni fjalën kyçe....

Franca fiton ndaj Bullgarisë por lëndohet Benzema


Karim Benzema është lënduar disa ditë para fillimit të Euro 2020.

Sulmuesi i Real Madridit u lëndua në miqësoren që Franca po e fiton 1-0 ndaj Bullgarisë.

Ai u detyrua të lërë fushën e lojës pas 30 minutave lojë, pas një goditjeje që mori në Kofshën e majtë, shumë afër gjurit.

Te Franca shpresojnë të mos jetë diçka serioze pak ditë para startit të Kampionatit Evropian.

Franca e nis Evropianin me 15 qershor, të martën, kundër Gjermanisë, derisa më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë.

Franca e ka mundur 3-0 në miqësoren e fundit Bullgarinë, dhe është gati për Kampionatin Evropian.

Gjelat triumfuan 3-0 me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në atë të dytë.

Golin e epërsisë, për ‘Gjelat’ ka arritur të shënojë sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann.

Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Që të dy i shënoi sulmuesi, Oliver Giroud.

Ai hyri në lojë në minutën e 41’, duke zëvendësuar të dëmtuarin, Karim Benzema, që ende s’dihet shkalla e lëndimit.

Giroud shënoi për 2-0 dhe 3-0 në minutat 83’ dhe 90’.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *