Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni republikan letër DASH-it: Më thoni ku u mbështet vendimi për të shpallur “non grata” Berishën


Kongresmeni republikan Lee Zeldin i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për informacione më të detajuara mbi vendimin për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

“Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken, sot gjatë një seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtmne, kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje.”- në letrën e kongresmenit.

Kjo letër vjen një ditë pasi Zeldin e pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata Berishën dhe familjen e tij, gjatë një seance të mbajtur online të Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA (kliko këtu).

 Zeldin kërkoi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës.

“Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George Ë. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?”- shprehej Zeldin.

Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë Berisha.

LETRA E KONGRESMENIT LEE ZELDIN

I dashur ndihmës sekretar i përkohshëm Durakoglu,

kohët e fundit, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër ish presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke përmendur përfshirje në korrupsion domethënës. Nën këto sanksione, Berisha, bashkëshortja dhe fëmijët e tij nuk iu lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken sot gjatë një seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtmne, kërkoj akses në të gjithë informaciinin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndak kësaj cështje të rëndësishme. Pres me padurim përgjigjen tuaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *