Të tjera detaje mësohen mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Librazhd, ku burri vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvra.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dragostunjë të Librazhdit pasditen e djeshme, kur 56-vjeçari Qemal Bici, pasi goditi disa herë në kokë dhe trup me sëpatë gruan e tij, u vetëvar në një pemë pranë banesës.
Çifti kishin qenë të vetëm në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ata ishin prindër të katër fëmijëve. Ka qenë djali i tyre 20-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit. Në fillim pa nënën të vdekur në brenda në shtëpi, ndërsa jashtë pa dhe babain të varur në një pemë. Fëmijët e tjerë të çiftit jetojnë jashtë shtetit.
Sipas “Balkanweb” 56-vjeçari dyshohet se ka qenë përdorues i rregullt alkooli, ndërsa vuante kohët e fundit edhe nga depresioni. Ata kishin pasur shpesh konflikte, dhe Bici e kishte kërcënuar gruan e tij se do ta vriste. Sipas gazetës Panorama, burri dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me një mësues. Zonja Bici disa vite më parë kishte bërë edhe një denoncim për dhunë nga bashkëshorti.