Dhjetë lojtarë të Realit të Madridit kërcënuan drejtuesit e klubit mbi ardhjen e mundshme të trajnerit italian Conte në drejtim të ekipit.
Sipas britanikes ‘Times’, ata kanë thënë se nëse drejtuesit e klubit do afrojnë teknikun italian atëherë ata do largohen nga ekipi.
Emrat e lojtarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër ish-drejtuesit të Interit nuk janë bërë të njohura nga media në fjalë, megjithatë sipas të gjitha gjasave qëndrimi i tyre ka qenë vendimtar në prishjen e bisedimeve për ardhjen e Contes në Madrid.